Presidenti Begaj niset në Zvicër, do të marrë pjesë në samitin e paqes për Ukrainën

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 08:09 | Politikë

Presidenti Begaj niset në Zvicër, do të marrë pjesë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është nisur sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e presidencës.

Samiti do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Ai do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos