Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.
Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.
Burime për A2 CNN nga Këshilli Bashkiak bëjnë të ditur se emri më në avantazh është Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet (A2 Televizion)