"Manastirliu, kandidatja më e dobët", Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-ën

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 14:56 | Politikë

Demokratët në Këshillin Bashkiak të Tiranës mendojnë që Erion Veliaj duhet shkarkuar, madje kjo duhej bërë që kur ata dorëzuan peticion për mungesën e tij prej tre muajsh në detyrë.

Por Ilir Alimehmeti në studion e A2CNN mendon që mënyra se si ky proces po bëhet sot me ndërhyrjen e kryeministrit, është në shkelje të ligjit.

Ndryshe nga kelogët e majtë, Alimehmeti mendon që Veliajt i duhet dhënë e drejta që të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të martën.

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë tani janë një rrugë pa kthim, pasi Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidaturën e PS.

Edhe pse mendon që Rama po shkel ligjin me ndërhyrjen në Bashkinë e Tiranës, nuk e fsheh kritikën për familjen e tij politike që e ka lënë zvarrë çështjen e kanidaturës së opozitës, shkruan A2 CNN.

“Duhej të ishim mbledhur”, tha mes të tjerash Alimehmeti. Dhe megjithëse përflitet si një nga emrat më konsensual për Tiranën sot, Alimehmeti mendon se është gati për garën e vitit 2027.

Insistimi që opozitën duhet ta përfaqësojë një politikan që u votua shumë në zgjedhjet e 11 majit, Alimehmeti e hedh topin te kolegia e tij, Jorida Tabaku, e cila doli më e votuara në listën e hapur.

Për ta mundur Edi Ramën, edhe në zgjedhje lokale, për demokratin Ilir Alimehmeti PD duhet të negociojë me të gjitha partitë politike opozitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos