Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi në unanimitet ndryshimet statutore

Nga Anesti Barjamemaj
2 Dhjetor 2023, 12:50 | Politikë

Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi në unanimitet ndryshimet

Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi ndryshimet statutore të ardhura nga Kryesia e PD Rithemelimi.

Tashmë me ndryshimet e reja staturore që u miratuan në unanimitet, Neni 63 që flet për rishikimin e statutit do të ketë edhe një paragraf të dytë.

Ndryshimi statutor i prezantuar nga Çlirim Gjata i jep kompetencë Këshillit Kombëtar për të propozuar dhe miratuar ndryshime statutore të veçanta.

Votimi i ndryshime në Këshill bëhet me 2/3 të votave, por duhen ratifikuar dhe në Kuvendin e radhës, në rast se nuk ratifikohen humbasin fuqinë ndryshimet e miratuara në Këshill.

Nga miratimi në Këshill deri në mbledhjen e Kuvendin ndryshimet kanë fuqi të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos