Kushi për vizitën e Erdogan: Hapja e universitetit teknik të Stambollit, një lajm i mirë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 20:47 | Politikë

Kushi për vizitën e Erdogan: Hapja e universitetit teknik të

Për ish-ministren e Arsimit, Evis Kushi, vizita e presidentit Erdogan në Tiranë tregoi edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur që Turqia i jep Shqipërisë.

Në Debat me Alba Alishanin, Kushi tha se nuk duhet nënvlerësuar marrëveshja për sjelljen e Universitetit Teknik të Stambollit e cila sjell në vendin tonë një nga institucionet arsimore më në zë, që renditet shumë lart në rankimin botëror.

“Vlerësoj marrëveshjen për universitetin teknik që do të hapet në tiranë. Ky është një premtim i mbajtur nga Rama-Erdogan për ardhjen e këtij universitetit që është shumë i vlerësuar. Kemi disa marrëveshje të tjera të nënshkruara dhe dronët kamikazë të dhuruar dhe përurimi i xhamisë. Kjo është një vizitë që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë”, tha Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos