Me ceremoni zyrtare e priti Presidenti Bajram Begaj, kreun e shtetit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Makina e Presidentit turk u ndal që te porta e Presidencës, pasi Bajram Begaj doli përpara për t’i dhënë dorën Erdoganit.
Pas himneve dhe ceremonisë zyrtare, kreu i shtetit e shoqëroi liderin turk në ambientet e brendshme të godinës. Por teksa ishin hapat e fundit drejt zyrës ku do të zhvillohej takimi kokë më kokë, Begaj shfrytëzoi momentin për t’i shfaqur një shqetësim. Duke njohur bujarinë e homologut të tij, Presidenti shqiptari tha Erdoganit t se nuk ishte i kënaqur me hapësirat e ngushta, si dhe i bëri me dije se kishte kërkuar dhe nga Kryeministri zgjerimin e godinën.
“Nuk kemi shumë hapësira, i kam thënë Edit”, tha Begaj.
Zyra e shtypit në Presidencë në njoftimin për mediat nuk e përmend këtë temë, por u fokusua në çështje të tjera.
“Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.
Begaj falënderoi Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. (A2 Televizion)