Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 19:09 | Politikë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave të dënuar.

Sipas vendimit, përfitojnë persona të dënuar deri në 3 vite burg ose që u ka mbetur pa shlyer deri në këtë masë dënimi, ndërsa për gratë kufiri i përfitimit shkon deri në 4 vite. Nga përfituesit, 11 janë gra dhe 1 i mitur, shkruan A2CNN. 

Gjithashtu, 869 persona të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Në seancën ku u miratua ligji ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos