Kuvendi vendos sot për mandatin e Xhaçkës

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 10:35 | Politikë

Kuvendi vendos sot për mandatin e Xhaçkës

Kuvendi do të vendosë sot mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që çështja t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

Vendimi i shumicës lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, siç edhe e kishin deklaruar më herët do të jetë në vullnetin e deputetëve për ta dërguar apo jo në kushtetuese.

Ndërkohë opozita në raportin e saj kërkon që çështja t’i kalojë gjykatës dhe të shpallet papajtueshmëria e mandatit të deputetes së PS.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos