Kjo e hënë nuk do të jetë aspak e qetë për politikën shqiptare. Këshilli i Mandateve vendos sot në mesditë për Imunitetin e Sali Berishës. Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit i është caktuar masa "detyrim paraqitje" për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
SPAK kërkon ashpërsimin e masës së Sali Berishës nga detyrim paraqitje në arrest për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Pothuajse në të njëjtën orë, demokratët mblidhen në proteste para Kryesisë së Kuvendit. Kreu i Rithemelimit ka mohuar që protesta të ketë lidhje me akuzën ndaj tij. (A2 Televizion)