Ligji për partitë mbetet pezull, PS e PD nuk po gjejnë konsensus ta miratojnë brenda vitit

Nga Anesti Barjamemaj
13 Dhjetor 2025, 14:01 | Politikë

Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Popullit vetëm me votat e mazhorancës, pasi PD u pendua për firmat mbështetëse ndaj tij, ka rikthyer mosbesimin mes mazhorancës dhe opozitës.

Jo vetëm në sallën e Parlamentit por edhe në punën e komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ligji për financimet për financimin e partive politike mund të shtyhet për vitin tjetër për shkak të kësaj krisje të parë që pas nisjes së komisionit.

Mësohet se bashkëkryetari demokrat e ka shprehur hapur pakënaqësinë e situatës ndaj kolegut socialit duke me idenë se PS nuk do konsensus, por thjesht shfrytëzon mekanizmat e dakordësuar për te çuar përpara versionin e saj.

Këtë shqetësim bashkëdrejtuesi i mazhorancës e ka ndarë edhe me partinë e tij, për të vendosur nëse do të jenë të hapur për të ecur në rrugën e konsensusit të sinqertë apo do te propozojnë draftin e tyre të njëanshëm.

Ligji për financimin e partive politike është një detyrim i vendosur nga BE për t’u plotësuar nga Parlamenti si një detyrim i negociatave. Por ndërsa steka është ngritur lart, deri tek sistemi, palët mund të ngecin që në nismën e parë, e cila do të testonte edhe dialogun parlamentar ndërmjet dy partive më të mëdha në vend.

Mungesën e klimës së besimit mes partive politike, ambasadori i Bashkimit Evropian e ka dëgjuar edhe më herët nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos