Tejkalohet ngërçi me votat e Greqisë, nis vlerësimi i zarfeve

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 09:14 | Politikë

Tejkalohet ngërçi me votat e Greqisë, nis vlerësimi i

Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i vlerësimit të votave të ardhura nga Greqia. Numëruesit e partive politike kanë marrë në dorëzim zarfet e pavlerësuar deri tani. Gazetari i A2 CNN Ervin Koçi raporton nga Parku Olimpik në Tiranë se numëruesit janë në procesin e ndarjes së zarfit A, që ka brenda fletën e votimit nga zarfi B me adresën e votuesit.

Ngërçi i krijuar nga mbrëmja e së dielës sa i përket votave të ardhura nga Greqia, është tejkaluar pas vendimit të djeshëm të Ilirjan Celibashit i cili urdhëroi grupet e numërimit që të fillojnë vlerësimin e fletëve të votimit të ardhura nga Greqia, numërimine tyre dhe përfshirjen në tabelën përfundimtare të zgjedhjeve, shkruan A2 CNN.

Tejkalohet ngërçi me votat e Greqisë, nis vlerësimi i

Pa përfunduar numërimi i votave për subjektet nuk fillon numërimi i atyre preferenciale, për kandidatët.

Mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit për hapjen e fletëve të votimit nga Greqia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos