Një ditë historike të Europës në Shqipëri e ka cilësuar kryeministri Edi Rama samitin e djeshmë të liderëve europianë në vendin tonë. në një postim në Facebook kreu i qeverisë shqiptare ka sjellë sërish në vëmendje mëngjesin e sotëm ardhjen e liderëve europianë në Tiranë, duke ndarë edhe video nga takimi, shkruan A2 CNN.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në Facebook, përcjell A2 CNN.
Një ditë më parë Tirana mikpriti 47 liderë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE në Samitin e Komunitetit politik Europian. Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte veshur atletet me numrin 5 dhe yllin e BE-së që e shoqëruan edhe gjatë një muaji të fushatës zgjedhore.
(A2 Televizion)