Malltezi pas daljes nga SPAK: Proces i montuar politikisht mbi gënjeshtrat e Ballës

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 15:22 | Politikë

Një proces të montuar politikisht, e ka konsideruar Jamarbër Malltezi, procesin ndaj tij për çështjen Partizani. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Malltezi theksoi se ky proces ka nisur mbi bazën e disa gënjeshtrave nga Balla, ndërsa akuzoi Ramën për presion ndaj SPAK-ut.

“Pas 3 vitesh e dy muajsh me kënaqësi shkova të jap disa shpjegime. Sqarova ato që kisha për të sqaruar, por nuk kishin ndonjë gjë që nuk kuptonin. Ky është një proces politik i nisur nga taulant balla mbi bazën e disa gënjeshtrave që ka thënë rresht përfshirë pronësinë e pronës. Kemi presione që Rama i ka bërë SPAK-ut në mënyrë të vazhdueshme. Ka patur dy herë presione publike”.

Ai gjithashtu akuzoi edhe prokurorinë e Posaçme se po deligjitimon të gjithë reformën në drejtësi.

“SPAK po deligjitimon të gjithë reformën në drejtësi. Ka refuzuar të pranojë si ditë me këto dokumente të kallëzimeve, SPAK ka refuzuar ekspertizën kontabël që i vë në pozitë jo të mirë.  Qartazi është i montuar. Gjithë procesi nuk ka dëm për financat publike, por ama financat e ka mësuar nga Rama me 130 milionë euro dëm dhe Rama fshihet”.

Malltezi deklaroi gjithashtu se ka depozituar në prokurori të gjitha denoncimet e PD-së për tjetërsimet e zonave sportive në Tiranë, por që SPAK nuk i bëri pjesë të dosjes.

“I dhashë edhe këto të tjera por nuk guxuan t’i merrnin ka të bëjë denoncimet që ka bërë PD për tjetërsimet e të gjithë zonave sportive në të gjithë Tiranën nga Edi Rama, duke përfshirë dhe të fundit që është dhënë në kundërshtim me planin rregullues kulla 42 katëshe. Është interesante i dhashë nga këto dokumentet që nuk kanë preferuar t’i bëjnë pjesë të dosjes duke përfshirë dhe dokumentin me firmë të Ramës. Të gjitha këto i depozituam”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos