“Na duhen forma të reja radikalizimi”, Salianji: Formacioni i Bashës ndihmësqeveritar, deputetët e PS janë vendosur si dele

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 21:17 | Politikë

Aksioni në parlament i deputetëve  të opozitës, nuk duhet të jetë vetëm me fjalë, por duhet të gjenden forma të tjera radikalizimi. Kështu është shprehur deputeti demokrat, Ervin Salianji, në studion e Debatit në A2 CNN pas mbledhjes së grupit. Sipas tij opozita nuk duhet të rrijë në kurthin e PS-së.

“Vendimmarrja e grupit të PD është po njësoj për të vazhduar të mos lejohet funksionimi i jetës parlamentare dhe radikalizimi i situatës  në parlament deri në arritjen e objektivave që kanë të bëjnë me komisionet hetimore përfaqësimi në reformën zgjedhore dhe mosndërhyrjen e mazhorancës në grupin parlamentar të PD. Ne duhet të jemi në diversifikim të aksionit opozitar dhe i nënshtrohem rregullave të funksionimit, që vendos shumica. Dhe kush është më agresiv në të folur duhet ta shprehë dhe në aksion. Ne duhet te gjejmë forma te tjera qoftë edhe për të ndryshuar në radikalizim. në nuk duhet të rrimë në grackë dhe të jemi të përqendruar në një pikë kur situata politike ndryshon. Ne nuk duhet të rrimë në kurthe që PS me të drejtë mund t’i bëjë. Janë disa çështje thelbësore që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë, kemi të bëjmë me uzurpimin e pushtetit nga Rama dhe izolimi pa të drejtë i Berishës”.

Por sipas tij Shqipëria ka mjaft probleme për të mbetur peng i këtyre mësipër, ndërsa rendit disa nga shqetësimet kryesore.

“Po nuk duhet të mbetemi peng i këtyre problemeve. Shqipëria ka probleme pafund ka hyrë taksimi i personave të vetë punësuar që kanë një profesion është zhvlerësuar euro. Janë ngritur blegtorët në protestë.  Kam çuar një shkresë të INSTAT sepse nuk del rezultati i censusit, është paralajmëruar që del në qershor. Ose po fshihet një gjë ose po manipulohet”.

Salianji theksoi se Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore dhe akuzoi Bashës si formacion ndihmës qeveritar, ndërsa deputetët e mazhorancës i quajti dele.

“Formacioni i Bashës është formacion ndihmës qeveritar. Nuk ka për të pasur reformë zgjedhore. Rama nuk ka për të dhënë reformën zgjedhore dhe prandaj bën këtë variantin për të gjetur shkaktarë. Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore, po përdor pjesën e bashkëkryetarit. Ka dy vjet që është mbledhur komisioni i reformës zgjedhore vetëm për të kërkuar shtyrjen e afatit të vet. Prandaj po kërkon ta mbajë peng nëpërmjet konfliktit të stisur në opozitë nga mazhoranca, dhe do të pengojë reformimin e kodit zgjedhor. Ne jemi të qartë se kë duam përfaqësues. Mazhoranca e ka përfaqësuesin e vet. Për PS Bibël e Kuran është vetëm Edi Rama, nuk ekziston ligj tjetër veç fjalës së Ramës. I ka nënshtruar. Delet i vendos në rresht dhe ecin. Deputetët e PS në këtë rast janë vendosur si dele”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos