Mazhoranca pranoi pas 15 muajsh të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin parlamentar të Olta Xhackës, që sanksionoi se duhet të jetë trupa në fjalë dhe jo Kuvendi, institucioni që do të përcaktojë fatin e deputetes.
Përballë pretendimit të grupit Parlamentar të PD-së se Olta Xhaçka nuk duhet të jetë më deputete pasi ka përfituar para publike nëpërmjet bashkëshortit investitor strategjik, Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet ia përcolli çështjen seancës plenare, duke e lënë vendimmarrjen e hapur për deputetët.
Bushka: Do t’i çojmë një raport që do të vendosë seanca.
Bardhi: Kërkoni 48 orë kohë për te mësuar nëse e ka shitur Rama Xhaçkën apo jo.
Çuçi: Votimi nuk është detyrues për Kuvendin.
Bardhi: Çdo vendim i kushtetues është detyrues për ne.
Pavarësisht se pranoi të dërgojë çështjen në seancë plenare, socialistët akuzuan demokratët se mosbindja e tyre civile ishte arsyeja e vonesës duke i bërë edhe një interpretim të tyre vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nikolla: Ju keni qenë në revoltën tuaj.
Bardhi: Mund ta kishe thirrur në shtator.
Deri të mërkurën Këshilli do të hartojë raportin që do t’ia përcjellë për miratim seancës plenare, nga ku do të varet fati politik i Olta Xhaçkës dhe integriteti moral i Kuvendi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)