“Manipulimi ishte i pakufishëm”, Berisha publikon të tjera pamje nga votimet: Zgjedhëset votojnë disa herë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 13:34 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi pamje të tjera të asaj që opozita e quan “farsa elektorale” e 11 Majit. “Sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë. Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani. Voton edhe njëherë tjetër tani... Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para. Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del. Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin. Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit... Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë. Ja pra, votim... Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai publikoi pamjet edhe nga votimi në Qendrën e Votimit 1674 në Zll Bastar. “Ka një rast që ky djali voton për zonjën, pastaj zonja voton përsëri për vete, ndërkohë që fleta e votimit ka hyrë në kuti. Pastaj djali voton për vete”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos