Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm.
Pasi nënshkroi procesverbalin e rastit në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, ish-kryeministri që po gjykohet për “korrupsion” në Gjykatën e Posaçme, akuzoi direkt kreun e SPAK, Altin Dumani, si mbështetës të grupit që e cilësoi si karteli “Troplini”.
Berisha tha se dëshmi e bashkëpunimit të SPAK me krimin ishte mosekzekutimi i qindra urdhër-arresteve të lëshuar nga gjykata për emra të zëshëm të trafikut.
Seanca e radhës e dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, ku Berisha është i bashkëpandehur më dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë është caktuar më 15 shtator. Në seancën e kaluar të procesit, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe gjykimin e çështjes nga gjyqtarë të gjykata të zakonshme u refuzua nga GJKKO. (A2 Televizion)