
Marjana Koçeku ka munguar në seancën e sotme parlamentare. A2 CNN raporton se në vendin e saj, PS ka vendos deputeten e Vlorës Briseida Çakërri.
Që prej së enjtes në seancë plenare, Marjana Koçeku nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe ka shmangur edhe punën në komisionet parlamentare.
Të dielën ajo deklaroi se nuk është më pjesë e Partisë Socialiste dhe, ndaj presionit për të dorëzuar mandatin e deputetit, iu përgjigj me kërkesën për shpërndarjen e Parlamentit dhe sfidën se do t’i mundte nga Tirana me “kë e me kë”.
Deputetja ka vendosur bllokadë për gazetarët. Sipas burimeve, as grupi parlamentar i PS nuk ka arritur ta “kapë” në telefon. Ajo ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare as për tërheqje nga grupi dhe kalim si deputete e pavarur. (A2 Televizion)