PD kritikon deklaratën e Marta Kos: Qëndrimi i Komisioneres nuk pasqyron realitetin në Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 22:23 | Politikë

PD kritikon deklaratën e Marta Kos: Qëndrimi i Komisioneres nuk
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila tha se ka marrë garanci nga qeveria shqiptare lidhur me projektin e Zvërnecit.

Në reagimin e saj, PD shpreh shqetësim për qëndrimin e Komisioneres, duke argumentuar se deklarata e saj bazohet në informacione që, sipas opozitës, nuk pasqyrojnë situatën reale në vend.

Demokratët pretendojnë se vlerësimet e Kos mbështeten në informacionet e ofruara nga kryeministri Edi Rama dhe se nuk marrin parasysh krizën politike që, sipas tyre, po kalon Shqipëria.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.

Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos