Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Soreca: Nuk u konsultuam, po e shqyrtojmë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 11:52 | Politikë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Soreca: Nuk u

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet në konferencën e përbashkët për shtyp me zv.kryeministren Belinda Balluku, mbi marrëveshjen e vendit tonë me Italinë për të strehuar emigrantët e vendit fqinj. 

Sipas tij, Komisioni Europian nuk është konsultuar për këtë marrëveshje dhe aktualisht po bën vlerësimin e tij.

“Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar. E kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe po vijojnë vlerësimet. Teksti është hapi i parë dhe do të përkthehet në ligj, këtu do të bëjmë vlerësimin tonë. Pra, për momentin është e parakohshme që t’i japim vlerësim marrëveshjes”, deklaroi Soreca.

Ndërsa, sipas Ballukut, “marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk ka vend për shqetësim”.

“Arsyeja e vërtetë e marrëveshjes është ajo që ka deklaruar kryeministri Edi Rama. Kjo marrëveshje respekton të drejtën ndërkombëtare dhe përcakton detyrimet e palëve shumë qartë. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes dy vendeve të BE-së, do të konsiderohej normale. Ne jemi gjithmonë solidarë me një partner strategjik. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë, që për luftën e tyre politike, merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri”, tha Balluku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos