Marrëveshja nis zbatimin. Demokratët rikthehen në Kuvend, bojkotin e fillon Lulzim Basha

Nga Ervin Koçi
18 Mars 2024, 15:23 | Politikë

Marrëveshja e dakordësuar pasditen e 15 marsit filloi zbatimin këtë të hënë. Opozita iu drejtua karrigeve që kishte lënë bosh në komisionet parlamentare për të rifilluar atë që kishte lënë në mes gjashtë muaj më parë, debatin kundër mazhorancës.

Por marrëveshja e arritur nuk i ka kënaqur të gjitha palët, madje mëri ndaj këtij akti kishte brenda vetë opozitarëve.

Për mua është fake e pastër. Pse? Sepse kjo ishte loja. Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi doli në Sazan”, tha Dashnor Sula.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dëshmoi mallin që opozitarët kishin krijuar gjatë këtyre muajve mosbindje civile pasi për 200 minuta diskutuan një rend dite që në të shkuarën kalonte për më pak se një orë.

Ore shumë mirë që keni ardhur se do të debatojmë, shumë mirë keni bërë, por ama të debatojmë me gjera konkrete. Ju nuk mund të thoni gjëra dhe t’i vendosni në gojën e njerëzve”, tha Toni Gogu.

Nuk jemi fasadë e incenratrëove siç ju keni qenë. Ju kanë marrë me autobus, ju çuan atje që mos të fshihen mali i korrupsionit”, tha Gazment Bardhi.

Unë e di që ju duhet pak kohë që të përshtateni me modalitetin e një debati parlamentar sepse normal vijnë nga një aksion opozitar që ka ndodhur në rrugica”, iu përgjigj nënkryetari i Grupit të PS.

Ju si grup parlamentar bëni aksione për të fshehur malin e korrupsionit ne si opozitë bëjmë aksione për të denoncuar malin e korrupsionit”, ia ktheu Bardhi.

Ky debat u zhvillua për aktin normativ të qeverisë që ndryshoi buxhetin e vitit 2024, të cilin opozita e votoi kundër dhe maxhoranca dha kartonët jeshil për t’ia përcjell seancës plenare për votim.

Ndërsa jashtë këtij debati 200 minutësh qëndruan demokratët e Lulzim Bashës, të cilët duket se nisën mosbindjen e tyre civile pasi opozitën konstruktive nisi ta bëj Rithemelimi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos