Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me kryeministrin Rama

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 18:33 | Politikë

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë

Me anë të nënkryetarit Kreshnik Çollaku, Partia Demokratike, ka dorëzua një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se interpelanca është kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë sqarime lidhur me marrëveshjen për emigrantët të firmosur me kryeministren italiane, Meloni.

Poll

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes dy qeverive është arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë dhe është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.

Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.

Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një "fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.

"Më shumë se aperitivë, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë", shprehen burimet për La Stampa, duke ju referuar marrëveshjes së 15 gushtit, që u nënshkrua sot dhe që do të funksionojë duke nisur nga pranvera e vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos