Marrëveshja për rijetëzimin e kalasë së Elbasanit, Rama ironizon Berishën: Presim të këndojë këngën e kukuvajkës

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 14:12 | Politikë

Pasi nënshkroi marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së Elbasani me Fondin e zhvillimit shqiptaro-amerikan ,kryeministri Edi Rama nga kalaja ironizoi Sali Berishen pas akuzave te fundit qe ai ka bere ne lidhje me projektet qe ka realizuar qeveria me fondin AADF.

“Presim sa më parë stalkerin e Fondit që të shfaqet në kala dhe që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës në mënyrë që ta marrim dhe këtë bekim se na duhet.

Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm të mbajtjes larg të syrit të keq, por në qoftë se do të na nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë, ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë që ta forconim këtë marrëdhënie mafioze, korruptive, kriminale me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe të vinim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicion të qytetit të Elbasanit, të bindur që nuk do kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër 2.0 në dispozicion”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

Kryeministri shtoi se ky projekt do ta fusë edhe Elbasanin në hartën e turizmit në Shqipëri, bashkë me projektet e tjerë si automotoparku.

Sipas tij, Durrësi, Dibra dhe Elbasani, janë 3 pole rreth metropolit të Tiranës. “Kalaja e Elbasanit ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama, raporton A2 CNN. “Do të kemi një rritje të madhe të numrit të vizitoreve brenda në lagje dhe kjo do bëjnë që vlera e shpive në lagje të rritet. Në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol”.

“Sot është një ditë e madhe për, pasi prej 30 vitesh, për kalanë e Elbasanit është folur që do të bëhet. Sot është dita që fillojmë punën konkrete”, tha kryetari i Bashkisë, Gledis Llatja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos