Masë detyrim paraqitjeje? Reagon Monika Kryemadhi

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 14:14 | Politikë

Masë detyrim paraqitjeje? Reagon Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmeve se SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitjeje” për Monika Kryemadhin.

"Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike", shprehet Kryemadhi.

"Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike. Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik. Duke nisur nga Inceneratorët dhe deri tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët", shkruan Kryemadhi në rrjetin social.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos