Arrestimi i Metës, Blushi: Një organizatë kriminale ka rrëmbyer kreun e PL

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 13:46 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ishte i pari nga radhët e Partisë së Lirisë që ka folur për mediat, pak pasi kreu i kësaj force politike, Ilir Meta u vu në pranga në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”, në kryeqytet.

Blushi e cilëson arrestimin e Metës “një rrëmbim” dhe e akuzon SPAK si një organizatë kriminale, raporton A2.

“Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai në prononcimin për mediat jashtë selisë së PL.

I pyetur se ku ndodhet në këto momente ish-Presidenti Meta, Blushi tha se nuk ka informacion, shkruan A2.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos