Mazhoranca e konsideron të mbyllur komisionin për Sterilizimin, Spiropali: Kush është kriminel e cakton gjykata

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 10:23 | Politikë

Debati për komisionin hetimor për sterilizimin është zhvendosur këtë të enjte në punimet e seancës së Kuvendit, ku palët i janë rikthyer edhe njëherë akuzave të ndërsjellta.

Për kryetaren e Kuvendit, komisioni i ka kaluar të gjitha afatet dhe nuk mund të vazhdojë më tej në shkelje të ligjit. Ndërsa, kreu i grupit të PD, Bardhi shprehet se ky komision hetimor nuk ka arritur ende në konkluzione.

“Kërkesa për shtyrjen iu paraqit konferencës së kryetarëve, edhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Normalisht duhet të ketë një vendim të ndërmjetëm. Për hir të debatit e paraqita, ku anëtarët tuaj kanë marrë pjesë në debat, diskutuan dhe u votua për mosshtyrjen. U shty që komisioni të arrinte në konkluzione, por jo të shpërdoronte detyrën. Unë nuk u shpreh në Konferencë, por u votua të përfundojë detyrën sipas ligjit. Se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata”, tha kryetarja e Kuvendit, Spiropali.

Prej dy ditësh, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndonëse me masë arresti në burg, qëndron në Kuvend në pritet për të dëshmuar në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Anëtarët e dy palëve në komision nuk kanë rënë darkord për mënyrën sesi Beqaj do të bëjë prezantimin, teksa opozita kërkon më tej që të thirren për të dëshmuar dhe kryeministri Edi Rama dhe sipërmarrësja Vilma Nushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos