Denoncimet për blerje votash, Berisha publikon video: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 12:44 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një video ku sipas tij dëshmohet një tjetër episod i blerjes së votave nga socialistët para zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë në zonën e Babrrusë në Tiranë.

“Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 për qind të votuesve për blerjen e votës. Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë. Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale. Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush”, tha Berisha.

Sipas Berishës, personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. “Janë eksponentë të thekur të PS”, shtoi ai. “Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos