Arrestimi i Erion Veliajt ndezi parlamentin. Konfirmimi i masës së sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës ishte argumenti që demokratët të shkonin në seancë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.
Situata nisi të acarohej kur demokratët i kërkuan llogari Ministrit të Brendshëm se përse policia nuk mori në mbrojtje godinë ne SPAK nga mbështetësit e Veliajt.
Tonet u dezën më shumë pas akuzave të Sali Berishës.
Shkak i konfrontimeve u bë qasja e socialistëve në sallë për të replikuar më shumë se zakonisht me demokratët, për të minimizuar efektin e akuzave. Përballë kësaj strategjie, Flamur Nokën nuk e mbajtën nervat.
Përplasjet fizike sollën disa herë ndërprerjen e seancës plenare ku tensioni fizik filloi të shfaqej edhe verbalisht.
Arsyet e këtij paralajmërimi i shpjegoi Sali Berisha në oborrin e parlamentit teksa lexonte disa pasazhe nga përgjimet e grupeve kriminale.
Përplasjet dhe ndërprerjet e vazhdueshme bënë që të mbetej pa votuar i gjithë rendi i ditës, përfshirë dakordësia e arritur mes palëve mbi Kodin Zgjedhor, për të cilën u thirr një seancë e posaçme të hënën në orën 10:00. (A2 Televizion)