Flamur Noka i sulet Taulant Ballës, hedh në tokë gardistin dhe godet me shishe socialistin

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 13:16 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu sul Taulant Ballës në mes të tensioneve gjatë seancës plenare.

Gjatë shkëmbimeve të akuzave, në një moment, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke iu referuar Flamur Nokës: “Merre këtë, se është i çmendur”.

Noka humbi kontrollin duke iu vërsulur vendit ku qëndronte Taulant Balla. Në vërshim e sipër, Noka hodhi në tokë një gardist e më pas mori një shishe ujë e goditi me të Ballën.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos