Sali Berisha tha për mediat jashtë Kuvendit se vjedhjet dhe favoret e Erion Veliajt janë të pakrahasueshme me ato të kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD përmendi fondet publike të marra nga baxhanaku i Ramës, të cilin e quajti “peshkaqen” të tenderave.
“Vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ka nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vërtetë Arbri vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama. Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës. Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt. Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama-Olsit”, u shpreh Berisha, shkruan A2.
"Erion Veliajn, të cilin tani përpiqen ta shfajësojnë, për të cilin janë vërsulur me tërbim me të gjithë egërsinë e tyre, atyre që vendosën arrestimin e tij, ndërkohë sot Edi Rama fliste për torturën. Por nëse është torturuar publikisht në historinë e Shqipërisë dhe diktaturës komuniste, është torturuar publikisht me urdhër të Ramës, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryeparlamentari Ilir Meta. Kurse, sipas Edi Ramës, Erion Veliaj qenka burgosur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe të gjitha këto me hallin e vetëm se, gardëroba e Velicës ngjet shumë me garderobën e Ramicës. Se vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ja nxjerrë me lejet e ndërtimit. Është e vërtetë që ato eurot 500 mbajnë erë trafiku e droge, por ishin dhe të mykura, por është e vërtetë se Xibraka e ka pudrosur në mënyrë përfundimtare para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, Olsin dhe Ramën.Është e vërtetë se Lali Vjedhësi ka udhëtuar me charter, por e vërteta është se ai ka udhëtuar 10 herë më pak se Rama. Pra Rama ka udhëtuar me charter 10 herë më shumë dhe ato chartera janë shoqëruar të gjithë me leje ndërtimi. Është e vërtetë se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, vakanca, por detokset si Edi Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë kush tjetër në Shqipëri. Pra të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, të shmangin ngjashmërinë që krijojnë Veliaj me Ramën para publikut shqiptar", shtoi Berisha. (A2 Televizion)