Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

Nga Anesti Barjamemaj
26 Qershor 2026, 14:21 | Politikë

Një muaj nga zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë këtë organ më 1 korrik për mbledhjen konstituive.

Po ashtu Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë edhe Kryesinë e re. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pritet që të zgjidhet edhe kryetari i ri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka justifikuar vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar me rikonstruksionin që i është bërë sallës brenda selisë blu.

Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhja e Kryesisë së re është pjesë e procesit të nisur në 30 Maj në Kuvendin Kombëtar për ripërtëritjen e partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos