Me kë e ka Meta? "Tradhtarin që dorëzoi listën me votuesit e mi te patronazhistët e kam shpallur non grata"

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 15:25 | Politikë

Me kë e ka Meta? "Tradhtarin që dorëzoi listën me

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta pa përmendur emër shigjeton një person, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Ai tha gjithashtu se ky person dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, shkruan A2 CNN.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit...”, tha Meta, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos