Drejtuesi politik i Partisë Koalicioni Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi të dielën një takim me shqiptarët në Selanik. Basha pohoi se gjithë shqiptarët janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës.
“Jeni larguar për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, e cila premtoi 300 mijë vende pune dhe largoi 1 milionë shqiptarë. Premtoi shëndetësi falas dhe shqiptarët kurohen në spitalet e Selanikut, Athinës, Turqisë e Italisë. Premtoi mirëqenie për të gjithë dhe po të dalim nga ky takim dhe të futemi në dyqanin e parë ushqimor dhe të kapim mallrat e shportës ushqimore në Selanik janë më të lira se në Shqipëri. Nafta më e lirë në Greqi se në Shqipëri. Këto janë arsyet pse shqiptarët janë larguar masivisht në këto 12 vite të keqqeverisje së Ramës”.
(A2 Televizion)