Shfuqizimi i tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e PD-së

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 11:10 | Politikë

Shfuqizimi i tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në

Gjykata Kushtetuese ka pranuar në Dhomën e Këshillimit padinë e Partisë Demokratike për taksimin e profesioneve të lira.

Në njoftimin e siguruar nga A2 CNN që mban datën 19 prill, thuhet se Kushtetuesja ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në Dhomë Këshillimi, ndërsa gjatë procesit të gjykimit do të thirren edhe palët e interesuara, deputetët e opozitës, si edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Nëse palët kanë argumente të tjera mbi këtë çështje, kanë afat për t’i depozituar deri më datë 21 maj.

Shfuqizimi i tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka depozituar më parë padinë në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se tatimi mbi profesionet e lira është i padrejtë dhe se prek shtresën e mesme të popullsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos