"Mënyra e vetme që të rritet cilësia e jetesës në Shqipëri është kjo", zyrtari i lartë: Kështu mbyllet hendeku me Evropën

Nga A2 CNN
2 Mars 2025, 22:47 | Politikë

"Mënyra e vetme që të rritet cilësia e jetesës

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, në një intervistë për “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, tregoi se si mund të kenë më shumë para shqiptarët.

“Prioriteti është zbatimi i tregut të përbashkët, që të heqim të gjitha pengesat në Ballkanin Perëndimor, për lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve, që të krijojmë një treg të përbashkët. Kjo është mënyra e vetme që vendet e Ballkanit Perëndimor të mbyllin hendekun me vendet evropiane. Duhet të përpiqemi më shumë për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe të kenë standard më të lartë jetese”, tha Kapetanoviç

“Ne bëjmë sondazhe të përvitshme dhe 70% e bizneseve duan bashkëpunimin rajonal dhe e shohin si derë kryesore për aksesin në BE”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i RCC.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos