Merret vendimi, Ilir Meta kandidat për deputet në Tiranë në listë të hapur

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 20:35 | Politikë

Merret vendimi, Ilir Meta kandidat për deputet në Tiranë në

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në Qarkun e Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Ndryshe nga sa është thënë në ditët e fundit, që ka qenë dhe një kërkesë e vetë Partisë së Lirisë, që Ilir Meta do të garonte në Fier.

Këtë të hënë, kryesia e Partisë së Lirisë ka vendosur që Meta të jetë kandidat në listë të hapur në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos