Mes liderëve botërorë, kryeministri Edi Rama publikon fotografi nga Samiti për Klimën COP29

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 12:19 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga Samiti Botëror për Klimën COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Në njërën prej fotografive të publikuara nga Rama, duket se janë dhjetëra liderë botërorë, të cilët janë mbledhur për t’ju bashkuar diskutimeve për Klimën.

“Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën”, ka shkruar Rama në postimin e tij, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se vitet e fundit diskutimet për Klimën janë shtuar, për shkak të ngrohjes globale si pasojë e rritjes së aktivitetit industrial. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos