Programi “mësues për diasporën” është nisma më e re që pritet të miratohet nga qeveria. Këtë e njoftoi Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nga Londra, teksa mori pjesë në hapjen e një shkolle të re shqiptare atje.
Balla theksoi se roli dhe pesha e diasporës po rriten me votimin në zgjedhjet e 2025, shkruan A2.
“Mësues për diasporën do të fillojë me Greqinë, ku nga buxheti do të paguajmë mësuesit që japin gjuhën shqipe në klasat që zhvillohen thuajse në të gjithë territorin e Greqisë. Dua t’iu garantoj këtu se shumë shpejt do të kemi “mësues për Britaninë e Madhe” si program i qeverisë shqiptare, në bashkëpunim edhe me qeverinë e Kosovës. E fundit, edhe pse ndoshta nuk është vendi, mendoj është fillimi i mbarë i një qasje të re të marrëdhënies së shtetit amë me vëllezërit dhe motrat që jetojnë jashtë territorit”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)