Meta: S’kam bërë botox! Në SPAK më hoqën çdo gjë, vetëm pantallonat jo

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 15:43 | Politikë

Një ditë më parë, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi tha se ka bërë botox “njësoj si gratë dhe burrat e tjerë”. Mirëpo, sot bashkëshorti i saj, Ilir Meta përgjigjur interesit të gazetarëve ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje estetike.

“Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike, për çdo ndërhyrje për problem shëndetësor, e kam deklaruar”, tha Meta.

Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“Më hoqën orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën dhe celularin nuk u mërzita, pantallonat nuk m’i heqin dot”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos