Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një kërkesë në SPAK për të takuar në burg, kryebashkiakun e zgjedhur, por të pabetuar të Himarës, Fredi Blerin. Kërkesa i është dërguar një ditë më parë SPAK-ut, në drejtim të 2 prokurorëve të çështjes, Dorina Bejko dhe Adnan Xholi
Në argumentimin e dhënë, Meta shkruan se Beleri është kandidat i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pse e së cilës ka qenë edhe Partia e Lirisë. Në rast se kërkesa do të pranohet, atëherë Meta do të shkojë i shoqëruar së bashku me deputetin Petrit Vasili.
Deri më tani, të paktën publikisht, nuk dihet në rast se ka pasur ndonjë përfaqësues nga opozita shqiptare, PD-ja e Berishës që ka zhvilluar takime me Belerin në burg. Ai ka pasur disa takime me përfaqësues të Greqisë, me të cilëve dhe ambasadoren greke në Shqipëri Theocharis Lalakos. (A2 Televizion)