Akti normativ për dhënien e 4.25 milionë Eurove për koncertin privat të Kanye West ka hyrë në procedurat e votimit në parlament.
Por para se të diskutohet në komisione e më pas të ngrihen kartonët në seancë, Adriatik Lapaj nga Shqipëria Bëhet kërkon që vendimi i qeverisë të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese. “Bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës, i cili për aktet normative kërkon plotësimin kumulativ të dy kushteve, nevojën dhe urgjencën. Ky akt normativ në realcionin shpjegues nuk justifikon nevojën dhe as urgjencën”, tha Lapaj, përcjell A2 CNN.
Përveç shkeljes sipas tij të këtij neni të ligjit themeltar, Lapajt tha se cenon dhe barazinë e shtetasve para ligjit. “I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë në mënyrë të menjëhershme për të mos lejuar pagesat, edhe pse kam dyshimet se mund t’i kenë bërë pagesat. I kemi kërkuar GJK edhe në rast se brenda 45 miratohet akti miratohet, shfuqizimin edhe të ligjit”.
Kreu i Shqipëria Bëhet kërkoi nga Gjykata Kushtetuese veprime pa vonesa, pasi sipas tij efektet financiare kanë nisur dhe do të jetë shumë vonë për t’i kthyer sërish pas paratë në buxhetin e shtetit. Sipas rregullores së Kuvendit është Konferenca e Kryetarëve që përcakton datat e nisjes së diskutimeve në komisione të Aktit Normativ, por përjashtim bëhet kur në seancë plenare saktësohet kalimi në procedurë të përshpejtuar. (A2 Televizion)