Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa është takuar me ministrin e Financave Petrit Malaj.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehu mbështetjen ndaj këtij dikasteri dhe theksoi se Ministria e Financave është çelësi i anëtarësimit në BE, pasi menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare të anëtarësimit.
“Ministria e Financave është çelësi i anëtarësimit në BE, pasi ajo menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare të anëtarësimit.
Dje, u takova me Ministrin Petrit Malaj dhe riafirmova se BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë punë”, shkruan ajo.
The Ministry of Finance is key to EU accession as it manages EU funds and prepares the country for the financial obligations of membership.
— Sofia Moreira de Sousa (@EUAmbAL) September 18, 2026
Yesterday, I met with Minister Petrit Malaj and reaffirmed that the EU will continue to support this work. #EUforAlbania ???????????????? pic.twitter.com/zEkfED2Tq3 (A2 Televizion)