Ceremonia në Presidencë, betohet ministri i Brendshëm, Ervin Demo nis zyrtarisht detyrën

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 15:24 | Politikë

Ministri i Punëve të Brendshëm Ervin Demo u betua para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Pas leximit të formulës së betimit, me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ministri Ervin Demo u betua se do të zbatojë me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet dhe do të kryejë me përgjegjësi detyrën që i është besuar, njoftoi Presidenca.

Në përfundim të ceremonisë, Kreu i Shtetit i uroi Ministrit të ritë Punëve të Brendshme suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij në shërbim të qytetarëve.

Para betimit, Demo edhe votën e Parlamentit në seancën e fundit plenare. Ai pason në detyrën e Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos