Ministrja serbe tha se do kryente spastrim etnik në Kosovë, Nufi: Deklaratë skandaloze dhe e papranueshme

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 13:37 | Politikë

Ministrja serbe tha se do kryente spastrim etnik në Kosovë, Nufi:

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e konsideroi si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e ministres serbe për Pushtin Lokal, Snezana Paunoviç, e cila u shpreh se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. 

Në konferencën e mbajtur sot për mediat, Nufi vuri në dukje se çdo përkrahje dhe heshtje përballë një deklarate të tillë është po aq vrastare.  

Besoj se deklarata është skandaloze, e papranueshme, besoj që çdo koment mbi natyrën e asaj deklarate, përveç këtyre dy fjalëve, është i pavend. Është e papranueshme sot që të ketë një deklaratë të tillë. Është shprehur kryeministri, është shprehur Ministria e Jashtme. Unë si ministër mbrojtje mund të bashkohem me qëndrimin e kryeministrit plotësisht. Besoj se edhe vet reagimi në Serbi ka treguar që edhe atje, njerëzit e arsyes, kanë atë qëndrim europian që ne duam të shohim nga pala serbe. Çdo retorikë e kësaj natyre, është e papranueshme, dhe e dënueshme çdo përkrahje dhe heshtje përballë një deklarate të tillë është po aq vrastare”, tha Nufi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos