“Mjafton të mos vidhet dhe…”- Dashamir Shehi zbulon planin e ‘Djathtas për Zhvillim’ për rritjen me 25% të pagave

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 20:26 | Politikë

“Mjafton të mos vidhet dhe…”- Dashamir Shehi zbulon

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.

Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.

“S'është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin 'Djathtas për Zhvillim' me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.

Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos