Ka dështuar në Gjykatën e Fierit seanca e parë gjyqësore për lirimin e parakohshëm nga burgimi të ish-deputetit të PD Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burgim për akuzën e kallëzimit të rremë, dënim të cilin e vuan prej 27 shtatorit të vitit të kaluar.
Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e raportit të vlerësimit nga burgu i Fierit, ku Salianji po vuan dënimin.
Për këtë arsye, gjyqtari i çështjes Noel Veizaj, e ka shtyrë vijimin e procesit për javën e ardhshme me qëllim paraqitjen e këtij raporti.
Salianji, i cili nuk u paraqit vetë në këtë seancë, e ka bazuar kërkesën e tij nëpërmjet avokatit mbrojtës për lirim të parakohshëm me faktin se ka kryer 2/3 e dënimit. (A2 Televizion)