“Na kërcënuan kandidaten me armë”, Lapaj: Do vëmë në dijeni ambasadën amerikane

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 20:50 | Politikë

“Na kërcënuan kandidaten me armë”, Lapaj: Do

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka denoncuar mbrëmjen e së hënës një kërcënim me armë që sipas tij është bërë ndaj kandidates për deputete, Valbona Myhedin.

Lapaj e cilëson ngjarjen një akt burracak, teksa paralajmëron se ky rast duhet të ndiqet nga policia dhe nuk do të kalojë në heshtje.

“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.

Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane”, shkruan Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos