Siguria globale dhe kibernetike janë sfidat që përballet NATO në këtë shekull, por sa e përgatitur është ajo? Përgjigjen e dha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, ish-këshilltari i Trump, John Bolton. Në A2 CNN ai tha se ka ende shumë punë për t’u bërë, ndërsa e cilësoi inkurajues vendimin e fundit të samitit të NATO-s në Hagë për rritjen e shpenzimeve ushtarake.
“Ka ende shumë punë për t’u bërë është inkurajuese nga samitit i NATO-s që u ra dakord për rritjen e shpenzimit për ushtritë. Trump tha se do të donte të ishte te limiti i 5%. Do të ishte e nevojshme për SHBA të shpenzonte 5% të buxhetit për mbrojtje dhe aleatët të bënin të njëjtën gjë. ne pamë pranimin e Finlandës e Suedisë vitet e fundit dhe është një rrugë e gjatë nga pika ku para disa vitesh disa liderë europianë thoshin që NATO ka vdekur dhe ne kishim shumë punë për të bërë”.
Ai tha se NATO do të duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjë përballë mjeteve të kundërshtarëve.
“Mendoj se kundërshtarët tanë do të përdorin mjetet asimetrike; si lufta kibernetike apo përpjekje për të shpërqëndruar politikën e qeverive demokratike dhe kjo përfshin edhe aspektin ekonomik dhe NATO duhet të mendojë se është pikërisht dëshira e gjeneralëve që të mos luftojnë në këtë luftë të fundit. Megjithatë ne po shohim në Ukrainë që një vend nën agresion po bën mrekullira me teknologji të reja me luftën e droneve. Këtë mund ta bëjmë vetëm duhet ta vendosim në mendjen tonë se çfarë duhet të bëjmë”.
Sa i përket Shqipërisë si anëtare e NATO-s, e cila ka kontribuar jo vetëm ushtarakisht por edhe ka mirëpritur afganët por edhe opozitën iraniane, Bolton theksoi se roli i vendit tonë ka qenë konstruktiv dhe i rëndësishëm edhe për europianët.
“Mendoj se Shqipëria vlerësohet për rolin e saj është folur dhe në NATO se është shumë herë më pozitive sesa disa partnerë të NATO-s. Jemi në një botë ku po konkurrojnë për sasi të kufizuar vëmendjen prandaj duhet mbajtur mend e shpjeguar se roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv për atë që ka luajtur dhe është e rëndësishme për vetë europianët”. (A2 Televizion)