Goditja e programit bërthamor iranian nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për John Bolton, ish-këshilltarin e sigurisë së presidentit Donald Trump, është gjëja e duhur dhe hapi i parë i mirë. Në një një intervistë ekskluzive në emisionin “OFF the Record” me Andrea Dangllin ai tha se programi bërthamor nuk është eliminuar plotësisht, por ka patur dëme të jashtëzakonshme.
"Mendoj që ishte gjëja e duhur për të goditur programin e armëve bërthamore iraniane. Nuk është kërcënim ndaj izraelit, por për parandalimin e armëve bërthamore më gjithë botën dhe SHBA. Ky ishte hap i parë i mirë. Nuk besoj që programi i armëve bërthamore është eliminuar tërësisht, por mendoj që ka patur dëme të jashtëzakonshme".
Sipas tij, problemi kryesor është regjimi iranian, por me goditjen e fundit është dobësuar ndjeshëm.
“Problemi kryesor është regjimi dhe ne duhet të shohim se si regjimi në Teheran do të sillet që të rikrijojë programin bërthamor dhe të raketave. Kam mendimin që veprime të mëtejshme do të kërkohen. Do të shohim tani. Është popullata e Iranit dhe sesi ajatollahët do të sillen duke bërë luftë Proxi. Pavarësisht se ata kanë shpenzuar miliarda dollarë dhe regjimi është dobësuar më shumë se çmendojnë njerëzit dhe tani shohim disa sfida nga brenda vetë regjimit”.
I pyetur nëse ka ende SHBA vullnet politik dhe kapacitet ekonomik për të udhëhequr botën, Bolton u përgjigj se kjo varet edhe nga politika që do të ndjekë administrata Trump atë “alla Regan”, apo do t’i kthehet izolimit
“Mendoj se ka goxha kapacitet të SHBA-së por pyetja është se çfarë do të bëjë administrata Trump, dhe kjo përmban një seri personash që në fjalë mund të duken si izalacionistë brenda SHBA, por duke patur një veprim ushtarak të fortë, njerëzit si në Pekin e në Moskë do ta shohin me shumë kujdes s dhe nuk besoj se këtë aksion e prisnin por duhet ta përllogarisnin. Mendoj se përpjekja brenda administrata Trump se çfarë lloj politike do të ndjekë në të ardhme është ende hapur për debat nëse do ndjekë një politikë alla Regan apo do ti kthehemi izolimit, shpresoj të jetë e para dhe jo e dyta” . (A2 Televizion)