Ndërkombëtarët në Kuvendin e PD, mesazhi gjerman: Çfarë duhet bërë

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 20:17 | Politikë

Mesazhet në shqip nuk ishin të vetmet që u artikuluan në Kuvendin e ripërtëritjes së Partisë Demokratike. Anglishtja që dikur ishte një gjuhë e huaj në Selim Blu, këtë herë u dëgjua po aq sa edhe shqipja. “Kemi nevojë për persona të cilët janë të angazhuar për lirinë, për krijimin e pasurisë, jo për shfrytëzimin e pushtetit të shtetit për t'ju marrë atyre që e krijojnë atë”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

“Kam kënaqësinë e veçantë t'ju përcjell përshëndetjet tona më të ngrohta secilit prej jush të mbledhur në asamblenë e ripërtëritjes të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një moment me rëndësi të vërtetë jo vetëm për partinë tuaj por edhe për qeverisjen demokratike në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin më gjerë”, tha Stephen Harper, President i IDU.

Por mesazheve në anglisht ra në sy ajo që erdhi nga përfaqësuesi i CDU Petet Bayer, i cili ripërtëritjen që demokratët po e thonë shumë shpesh e kishte kuptuar në këtë mënyrë. “Zgjidhni një kryetar të ri, kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur”, tha ai. “E përgëzoj për sugjerimin që bëri e kam mik”, e komentoi Berisha deklaratën e tij.

Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike mori mesazhe e urime nga të gjitha forumet e djathta si PPE por edhe CDI dhe IDU. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos